Del video e arrestimit të organizatorit të përleshjeve në veri të Kosovës

0
144

Milun Milenkovic- Llune quhet personi që është arrestuar në Mitrovicën e Veriut. Nga pamjet e filmuara me celular duket që ai është duke u neutralizuar në një ndërtesë në “Mëhallën e boshnjakëve”, ku kanë mbetur të plagosur edhe tre policë të Kosovës.

 

 

Persona të mbledhur në afërsi të shkollës teknike janë dëgjuar duke brohoritur “tradhti” dhe slogane me përmbajtje ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti sqaroi se i arrestuari është drejtues i Mbrojtjes Civile në Veri.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti për Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here