Nga 32-vjetori i Partisë Socialiste, Kryeministri Rama tha se drejtësia dikur ishte vegël e pushtetit të kundërshtarëve të tij dhe pastaj është ngritur në nivelin historik të Reformës në Drejtësi.
Ai shtoi se PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin.
Rama: Drejtësia dikur ishte vegël e pushtetit të kundërshtarëve tanë dhe pastaj është ngritur në nivelin historik të Reformës në Drejtësi, kur kjo parti i hyri detit. PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot.Ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët të lidhur me pushtetin drejtpërdrejt, ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë në pushtet. Flet shumë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Shqipëria e fëmijëve tanë falë reformës në Drejtësi, familjet shqiptare të fëmijëve tanë do kenë drejtësi. Kokën lart dhe vetëm para, me bindjen se o e bëjmë ne o se bën askush tjetër Shqipërinë.