Pasi mediat kosovare publikuan lajmin e anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, duke cituar burime nga Tirana, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. Ai hedh poshtë zërat për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive dhe shprehet se gjithçka është gati në Gjakovë.