Prokurori i Tiranës Besnik Cengu përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë

0
218

Prokurori i Tiranës Besnik Cengu ndalohet për 15 vite të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ky është vendimi i marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili veç ndërprerjes së vetingut për Cengun që ishte parashikuar në vendimin e KPK-së pranoi dhe kërkesën e Komisionerit publik për të ndaluar Cengun që të rikthehet në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here