Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën e opozitës pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe garën për lidershipin e ri, ku tha se ndarja në dy grupe po sjell përçarje.
Lidhur me rikthimin e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, Ristani tha se ky i fundit kërkon të shfrytëzojë ‘asetet’ e partisë, si vula dhe logoja për të krijuar një forcë politike të re.
Sakaq shtoi se qëllimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij është të krijojë një opozitë të diktuar nga pushteti dhe ta asgjësojë atë.
Pjesë nga biseda:
“Këshill Kombëtar është vetëm ai që ka zgjedhur Kuvendi i 11 dhjetorit, nuk ka më një këshill tjetër prandaj po mundohen të gjejnë artifica të tilla, që të krijohet një parti e re dhe të mbahet sigla e vula e PD. Është një mish mash i gjithi i krijuar pasi sistemi demokratik nuk funksionon”, tha Ristani.
Cila është formula e duhur për bashkimin e demokratëve?
“Duhet të njihen vendimet e 11 dhjetorit, ose mund të ketë dhe një kuvend tjetër të jashtëzakonshme dhe të ribëhen vendimet e jashtëzakonshme. Në rast se nuk mblidhet anëtarësia çdo veprim tjetër vazhdon përpjekjet e qeverisë për ta asgjësuar opozitën”.
Rikthim i Bashës?
“Basha do të shfrytëzojë mundësinë që po i jep Rama për të marrë vulën, logon e emrin, jo jetë një parti e Bashës për të krijuar një parti të re jo PD-në. Rama ia krijon këtë lloj komoditeti, do jetë një parti e re, ia fal Rama ato që iu sekuestrua PD-së”.
Tensionet jashtë PD-së?
“Kudo ku nuk ka demokraci ka dhunë e imponim, këto janë mënyrat që bëhen. Rama do t’ia japë Bashës ato që ka sekuestruar nga PD dhe të krijohet një opozitë e diktuar nga pushteti. Nuk ka të bëjë me anëtarësinë e PD dhe opozitën e vendit, janë vegla që do ti përdori për të krijuar mjegull dhe për të gënjyer elektoratin dhe partnerët ndërkombëtarë që demokracia ecën, por opozita u godit për t’u asgjësuar. Por ka ende shpirt demokratë, 500 mijë shqiptarë që votuan dhe shumë të tjerë që vota e tyre nuk u numërua.
Rithemelimi është puna e paetur për të bindur shqiptarët që vendi nuk ka të ardhme me Ramën. Pra, puna jonë është të bindim edhe ndërkombëtarët që demokracia është në hall dhe na takon të punojmë përballë vështirësie. Pushteti do ta thërrmojë opozitën”.