Anulimi i mbledhjes së përbashkët dhe propozimi i Ramës/ Osmani: Drafti po përgatitet nga institucionet e Kosovës, me anë të të cilit do vendoset bazamenti i diskutimeve në Bruksel !

0
479

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekaruar se draft-propozimi për Asociacionin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për komunat me shumicë serbe nuk është ndarë me institucionet e vendit.

Megjithatë, ajo theksoi se drafti po përgatitet nga insitucionet e Kosovës.

 

 

“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari. Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin e saj, ashtu siç i ka marrë obligimet në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe të përkrahur nga ShBA-ja”, tha Vjosa Osmani.

Sa i përket anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Vjosa Osmani refuzoi të komentoi duke thënë se kjo është çështje mes dy qeverive.

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani, raporton Klan Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here