DASH: 3 policët e Kosovës të lirohen pa kushte

0
149

DASH ka bërë thirrje për lirimin pa kushte të 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen një ditë më parë nga forcat serbe në kufi.

Nëpërmjet një reagimi përmes zëdhënësit Matthew Miller, DASH apelon që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet.

“Ne presim që të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin pa vonesë planin me tre pika që është përshkruar nga BE. Si pjesë e kësaj, siç e kemi thënë më parë, Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga vende alternative dhe të tërheqin forcat policore nga ndërtesa komunale. Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën e papranueshme kundër trupave KFOR-it, ndaj forcave të rendit dhe gazetarëve.

Dua të shtoj se për të ecur përpara, ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar drejtpërdrejt si me të dyja palët ashtu edhe me partnerët tanë në rajon. Sekretari Antony Blinken ka pasur biseda me partnerët në rajon për këtë. Këshilltari Derek Chollet ka pasur biseda të drejtpërdrejta. Ne synojmë tua bëjmë të qarta pritshmëriotë tona të dyja palëve, që të të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të mos përkeqësuar tensionet dhe të ndjekin planin me tre pika që është përshkruar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here