Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten.
Sipas Euronews Albania Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota.
Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota.
Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutive të burgut.
Kujtojmë se në Rrogozhinë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave.
Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve.
Koalicioni kërkon që të rinumërohen dhe rivlerësohen jo vetëm 276 votat e pavlefshme por në përgjithësi i të gjithë qendrave të votimit.