Reshjet e shiut përmbytin fshatin Shamoll në Korçë, rrezikohen 100 krerë bagëti

0
191

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Shamoll të Korçës.

Në videot e siguruara nga gazetari i A2CNN, Artin Halili shihet se rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit dhe ka përmbytur plotësisht një stallë ku mbahen kafshë dhe bazë ushqimore për bagëtitë.

Prurjet janë shumë të mëdha dhe rrezikohen të mbyten rreth 100 krerë bagëti, ndërsa apelohet për ndihmë emergjente nga bashkia e Korçës dhe Emergjencat Civile.

Ndërkohë vërshime të ujërave këtë pasdite ka pasur edhe në Zëmblak të Bashkisë Maliq. Raportohet në këtë zonë për toka të përmbytura dhe uji rrezikon të përmbytë edhe dy shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here