EDITORIAL
Një video skandaloze nga zyra e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici ka bërë sot xhiron e rrjetit. Në videon e shpërndarë masivisht në cdo platformë interakive, e cila mban datën 6 qershor 2023, kreu i rizgjedhur në këtë detyrë në 14 Maj, kryen akte seksuale me një grua që ndodhet në zyrën e tij. Pikërisht në tavolinën ku firmos vendimet për qytetarët e Kukësit, Safet Gjici qëndron në këmbë dhe ‘përfiton’ seksin oral të kërkuar me shumë epsh prej tij ndaj personazhit tashmë të identifikuar të gjinisë femërore që ndodhej në karrigen e kryebashkiakut.
Ky akt kaq skandaloz në zyrën e shtetit ka sjellë një ‘boom’ të vërtetë reagimesh në rrjet dhe në skenën politike. Nuk mungoi as vetë reagimi i protagonistit të videos, ku në tentavië për të shfajqësuar veten, Safet Gjici foli për një skenar të mirëpërgatitur nga kundërshtarët politikë. Por duke e ditur fare mirë se e gjithë skena në video është përgjegjësi totale vetëm e tij, Gjici dha se dorëhiqej nga detyra, ndërkohë që qeveria e shkarkoi vetëm pas këtij akti personal të tij.
E megjithatë ky nuk do ishte i vetmi lajm i ditës së sotme, ndonëse prozhektorët i thithi të gjithë nga vetja. Pikërisht në ditën që vendi u trondit nga skandali seksual i Safet Gjicit në zyrën e tij në bashkinë e Kukësit, qeveria ka vendosur që të lejojë mbjelljen e kanabisit me ligj.
Në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji që do t’i çelë dritën jeshile kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.
Ky është një ligj që prej kohësh ka hasur në kundërshtinë e ekspertëve të fushës, ndërsa janë paraqitur edhe shifra të problematikave të thella që vendi ka në luftën kundër drogës. Por qeveria nuk i ka marrë parasyh këto thirrje dhe ka vendosur të përfshjë vendin në një ‘fushë të minuar’.