Kryesia e PD-se së vulës vendosi datën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si po dublohet Gazment Bardhi nga 3 sekretariatet e partisë

0
230

Kriza në PD-në zyrtare duket se nuk do të njohë asnjë zgjidhje përveçse thellim. Në një mbledhje të Kryesisë së PD zyrtare ku nuk mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe një sërë anëtaresh të tjerë, u vendos që në datën 20 qershor të thërrasë Këshillin Kombëtar.

Më herët Bardhi prej ditësh i kërkonte Kryesisë të mblidhte Këshillin Kombëtar për të miratuar zgjedhjet e 29 korrikut si dhe Komisionin Zgjedhor që do të menaxhonte zgjedhjet.

Sapo mësoi për vendimin e Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm reagoi për News24, ku tha se mbështet vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

 

 

“Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të PD”, ka deklaruar ai.

Por anëtarët e Kryesisë Kishin menduar edhe për ketë lëvizje të Gazment Bardhit dhe kishin vendosur që njoftimet e anëtarësisë se Këshillit Kombëtar, t’i bënin nëpërmjet tre sekretariateve dhe jo Sekretarit të Përgjithshëm, i cili sipas rregullores se brendshme, e ka këtë të drejtë.

Kryesia vendosi gjithashtu edhe emërimin e anëtareve të cilët do të menaxhojnë dhe organizojnë zgjedhjet për kryetar të 29 korrikut.

Ata janë Jemin Gjana, Kryetar, dhe anëtarët Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni, Myzafer Elezi. Komisioni Zgjedhor do të duhet tashmë të miratohet edhe me votën e Këshillit Kombëtar.
Tashme mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me PD zyrtare dhe proceset që po ndërmerren aty.

Pasi nga njëra anë shumica e Kryesisë po kryen e vetme të gjitha aktet që të çojnë në zgjedhjet e 29 korrikut, ndërsa nga ana tjetër Gazment Bardhi po bën përpjekje që të respektohet siç duhet statuti i PD zyrtare.

Nëse Sekretari i Përgjithshëm dhe shumica e grupit parlamentar nuk do i njohin këto procese të ndërmarra nga Kryesia, a do e njohin ata kryetarin e ri te PD zyrtare që do të dalë nga zgjedhjet e 29 korrikut?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here