Skandal në burgun grek/ Shqiptarit të paralizuar i kërkojnë të paguajë vetë ilaçet

Një tjetër skandal raportohet të ketë ndodhur në burgun grek të Koridallos, ku një të burgosuri shqiptar të paralizuar i kanë kërkuar që të paguajë vetë ilaçet.

35-vjeçari shqiptar ndodhet i sëmurë në burgun Koridallos dhe gjithnjë atij i nevojiten ilaçe për hollimin e gjakut.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari nuk ka asnjë mundësi që të paguajë ilaçet në burg, pasi është i sëmurë me paralizë dhe nuk mund të punojë.

Gjithashtu dje ka humbur jetën një 63-vjeçar me origjinë bullgare. Me pranga ne duar ai është dërguar ne spital jashtë burgut po është kthyer menjëherë pasi mjekët i thanë që nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar.

Në mesin e natës atë e zënë dhimbjet dhe përsëri i prangosur shkon ne spital dhe ku lë frymën e fundit.

Burgu Koridallo është një nga burgjet më me shumë probleme ku dhe numri më i madh i shqiptarëve ndodhet në godinën “D”. Theksohet se në këtë burg kanë vdekur dhe shumë shqiptarë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko