Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas publikimit të videove ku dallohen se si dhunohen gazetarët e RTK-së nga bandat serbe në Liposaviç.
‘STOP terrorit mbi mediat e lira. Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël, kundër gazetarëve të RTK në Liposaviq! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve serb’, shkruan Berisha në Facebook.