“Për Dakon do vijojnë hetimet”, ish-prokurori për skandalin e Safet Gjicit: Është më shumë se vepër penale

0
506

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar situatën e drejtësisë në vend, si edhe ngjarjet e bujshme të hetuara nga SPAK.

Hajdari foli së pari mbi lirimin nga qelia te ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për dënimin e të cilit tha se është një ogur i mirë për të ardhmen e drejtësisë në vend.

Sa i përket lirimit, ai u shpreh se arsyetimi i gjykatës është dukur normal dhe se dalja nga burgu e Tahirit nuk do ndryshojë gjë pasi gjithsesi ai e ka marrë dënimin.

Ai foli më tej për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin tha se prokuroria nuk do ketë pengesë vijimin e hetimeve, ku mund të zbulojë edhe vepra të tjera penale.

 

Së fundmi, Hajdari komentoi edhe video-skandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, teksa u shpreh se nuk ka rëndësi kualifikimi në vepër penale apo jo, pasi në gjykimin e tij, ajo që ndodhi është më shumë se një vepër penale.

 

“SPAK nuk bën punë operative. Organet e tjera në shtet duhet të bashkëpunojnë me SPAK duke ia bërë prezente rastet. Opozita ka ndihmuar me denoncimet e saj. Një çështje kur nis hetimin, do e ketë një fund. Inceneratorët patën një tendencë për pushim, por tani po hetohet. Jam i bindur se SPAK do jetë histori suksesi në Shqipëri.

 

Rasti i kryebashkiakut të Kukësit, për hir të masës që mori, nuk ka rëndësi kualifikohet në vepër penale apo jo. Për mua është më shumë se një vepër penale”, u shpreh Hajdari.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here