“Rastet flagrante në Rrogozhinë e Kuçovë”/ Braimllari: Faktet dhe provat për vjedhjen e zgjedhjeve janë depozituar të gjitha, SPAKU mos heshtë

0
162

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tha se masakra elektorale në të gjithë vendin dhe përkatësisht në Kuçovë dhe Rrogozhinë e provuar me fakte, tregon qartë që 14 maji ka qenë një ditë ku institucionet shtetërore, strukturat kriminale të drejtuara drejtëpërdrejtë nga Edi Rama dhe zyrtarët e tij kanë ndërhyrë në proces.

 

“Të gjithë shqiptarët po shohin qartë që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është kthyer në një institucion varësie të kryeministrit, ku çdo vendim e merr në shërbim të tij.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka publikuar shkelje shumë të rënda në të gjithë procesin e zgjedhjeve që ndikojnë drejtëpërdrejtë në rezultat dhe këto nuk janë marrë në shqyrtim nga KAS.

Janë më shumë se 700 video që tregojnë qartë manipulimin e zgjedhjeve në Kuçovë ku shihet sesi komisionerë të Rilindjes votojnë disa herë.

 

Duket qartë, votimi në grup. Vihet re, bllokimi i kamerave në Qendrat e Votimit. Të gjitha këto fakte nuk janë marrë në shqyrtim nga KAS dhe si gjithmonë KAS voton politikisht në shërbim të Rilindjes.

 

Në Bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha dukshëm ishte fitues në të gjitha kutitë dhe duhej vetëm kutia e votimit në burgun e Rrogozhinës për të përmbysur rezultatin.

 

Në emër të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ e kemi denoncuar këtë manipulim shumë kohë më parë se Kolegji Zgjedhor të merrtë një vendim dhe nuk pati asnjë reagim duke lejuar me porosi të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, masakrën në Rrogozhinë .

 

Të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara duke krijuar një skenar të qartë të manipulimit të zgjedhjeve dhe marrjes së tyre në tavolinë.

Duke përdorur çdo instrument shtetëror në kundërshtim me ligjin.

I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut në veçanti që nuk ka arsye të heshtë. Tani që ka pavlefshmëri të kutisë së burgut të Rrogozhinës duhet të kishte nisur hetimin për zyrtarët e lartë në këtë manipulim.

Duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj si sekretar politik, Ulsi Manja, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorin e Burgut të Rrogozhinës.

 

Është e qartë që skema e Rilindjes ka qenë e njëjtë në të gjithë Shqipërinë duke sjellë në krye kryetare bashkie të papërgjegjshëm, arrogantë, shkelës të ligjit që vënë interesin personal mbi atë të qytetarëve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here