Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video mesazh në llogarinë e tij në Facebook duke shprehur se të gjithë duhet të dijnë se:
“Kosova është dheu i tij.”
Berisha ka rikujtuar edhe një bisedë që ka zhvilluar me luftëtaret për lirinë e Kosovës dhe Adem Jasharin në 1992 duke u thënë se gjysmën e kohës e kam për Shqipërinë e gjysmën tjetër për Kosovën.
Këto deklarata Berisha i ka bërë gjatë intervistës me Erla Mehilli në Euronews.
“Kosova është dheu im, duhet ta dijë Shqipëria dhe e gjithë bota se unë jam Kosovar. Adem Jasharit dhe grupit të tij në 1992 i kam thënë që gjysmën e kohës e kam për Shqipërinë gjysmën tjetër e kam për Kosovën.”