“Bashkëjetesa me ujërat e zeza, rrezik infeksioni për qindra familje në Durrës”/ Qytetarët ankohen: Ka miza e mushkonja, jetojmë mes erës së keqe !

0
160

Qindra familje në Shënavlash të Durrësit rrezikojnë nga infeksione të ndryshme për shkak të pranisë së ujërave të zeza. Kjo për shkak të një kanali që përshkon mes për mes rrugën “Vala e detit” në Shënavlash. Atje, prej më shumë se 25 vitesh, “vala” e ujërave të zeza, që derdhen përgjatë gjithë gjatësisë së tij dhe mbetjet urbane të shpërndara gjithandej po ua bëjnë jetesën të vështirë banorëve.

“Na shqetëson aroma se të gjithë ujërat e zeza këtu vijnë. Miza, mushkonja, të gjitha të këqijat i kemi nga era e keqe”, -tha një banor. Rrugët përkrah tij janë të vetmet ku mund të kalojnë banorët, duke u kthyer kështu në një kërcënim serioz për shëndetin e tyre. “Dalim, i shoqërojmë kalamajtë. S’kemi ç’bëjmë, ku të shkojmë, fëmijë është ai do të dalë të luajë”, -tha banori i zonës. Sipas banorëve edhe institucioni i bashkisë është në dijeni të rastit.

“Normale që e dinë, se kanë ardhur e kanë verifikuar edhe vetë. Ata kanë kaluar në këtë rrugë, e dinë shumë mirë si vjen era, po inshalla u mbushet mendja e vënë dorë”, -tha një grua.

Ndërsa në zonë po punohet për rikonstruksionin e rrugës ne iu drejtuam bashkisë së qytetit, për të mësuar nëse është duke u proceduar ndonjë projekt edhe për rehabilitimin e kanalit. Në përgjigjen e saj bashkia thekson se punimet po kryhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe më vonë do të shihet mundësia e mbylljes a rehabilitimit të kanalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here