Kreu i opozites, Sali Berisha komentoi vendimin e qeverisë për të lejuar legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.
Berisha tha nga konferenca për mediat, se Rama krijoi një Republikë Kanabisi ose siç e quajti ndryshe kryedemokrati, “Kanabistan”.
“Edi Rama shpalli Republikën e Kanabisit.
Është akti i fundit publik i tij, e kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani do e quajnë Republika e Kanabisit e Shqipërisë” – tha Berisha.