Detaje të reja janë bërë publike nga tragjedia e shënuar pak ditë më parë në brigjet greke ku humbën jetën 78 persona pas mbytjes së anijes,
Sipas Protothema, të mbijetuarit e anijes rrëfyen se trafikantët vranë me thikë 6 persona në bord, përpara se të hynin në Greqi dhe të ndodhte incidenti.
Gjithashtu ata treguan se trafikantët i dhunonin dhe i ruanin me shkop.
Pas deklaratave të tyre nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale. Hetimet vazhdojnë për zbulimin e ngjarjes.