Vasili: Gjykata Kushtetuese bunker i qeverisë dhe armike e interesit publik

0
119

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si bunker të qeverisë dhe armike të interesit publik.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se Gjykata Kushtetuese, vepron dhe vendoset hapur në krah të qeverisë dhe kundër interesit publik.

“Nje Gjykata e tille nuk duhet as dreqit ose me sakti i duhet vetem dreqit pra qeverise dhe mafies qeveritare.”, ka thënë ndër ë tjerash Vasili.

REAGIMI I VASILIT

Gjykata Kushtetuese bunker i qeverise dhe armike e interesit publik! Eshte zhgenjim shume i thelle per çdo shqiptar kur shikon nje Gjykate Kushtetuese, qe vepron dhe vendoset hapur ne krah te qeverise dhe kunder interesit publik. Nga nje Gjykate Kushtetuese e dikurshme, qe jepte dhjetra vendime kunder qeverise, tashme pas Ramaformes ne drejtesi kemi nje Gjykate Kushtetuese, qe vetem lan e shplan pisllekun dhe antikushtetutshmerine e paligjshmerine e ligjeve dhe vendimeve te qeverise se rilindjes. Gjykata Kushtetuese ne menyre te perseritur ka zgjedhur ti shmanget perballjes per mbrojtjen e interesit publik per te mos prekur interesat miliardere te Rilindjes ne pushtet.

Kjo Gjykate per Zgjedhjet Vendore moniste te vitit 2019 dhe ankimimit te Shoqates se Bashkive nuk mori asnje pozicion per kete ngjarje, me te rëndën e me skandalozen per demokracine shqiptare. Kjo Gjykate vendosi ne favor te qeverise dhe kunder interesit publik edhe aferen miliardere mafioze per Portin e Durresit, qe ka ngritur gjithe Europen ne kembe e ku instancat me te larta europiane jane shprehur hapur kunder kesaj afere. Po kjo Gjykate vendos ne favor te qeverise per Vendimin e Kateve shtese duke legjitimuar pazarin mafioz mes qeverise dhe klienteve te saj ndertues. Po kjo Gjykate Kushtetuese rrezoi kerkesen e Levizjes Socialiste per Integrim per shpalljen si antikushtetues te Ligjit 71/2019 ” Per Korporaten e Investimeve Shqiptare”. Gjykata nuk e shqyrtoi fare kete kerkese, as nuk e diskutoi ne Seance Plenare, por e mbylli ne nje dhome te mbyllur.

Ne te njejtin pozicion te neveritshem Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj Kerkeses se LSI per ligjin e Vetqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga Ligji per Vetqeverisjen vendore te shumices se cilesuar per marrjen e vendimeve me interes te larte publik. Ky vendim legjitimoi dhe i hapi rrugen grabitjes se pashembullt mafioze nga Pushteti Vendor monist rilindas te pronave publike, dhe pastrimit pasues te parase per interes te rilindjes.

Po keshtu e neveritshme u paraqit kjo Gjykate Kushtetuese duke mos e denuar fare e duke mos mbajtur qendrim ndaj procedures antiligjore, mafioze dhe te falsifikimit te provuar te dokumentave nga Kuvendi i Shqiperise per shkarkimin e Presidentit. Çdo njera nga keto çeshtje, por edhe mjaft te tjera te depozituara e qe presin ne kete gjykate kane qene atentate te renda ndaj intetesit publik. Por mjerisht Gjykata Kushtetuese dhe shumica derrmuese e anetareve te saj po veprojne haptas si sherbetore te qeverise kunder çdo norme ligjore dhe morali personal.

Pozicionimi i kesaj Gjykate Kushtetuese si Korporate rilindase e ka kthyer ate nga mbrojtëse e natyrshme e interesit publik, ne armike te interesit publik duke u vendosur trashe dhe ne menyre vulgare ne krah te rilindjes dhe veprimeve te njepasnjeshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese te saj.

Nje Gjykata e tille nuk duhet as dreqit ose me sakti i duhet vetem dreqit pra qeverise dhe mafies qeveritare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here