Pas seksit në zyrë, publikohet sot një tjetër video e Safet Gjicit, e cila rëndon edhe më shumë pozitat e kryebashkiakut socialist të Kukësit. Bëhet fjalë për një tender me vajzën për sterilizimin e qenve të Kukësit.
E ndërsa Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e plotë, analisti Aleksandër Çipa në një intervistë në studion e lajme në “Ora News”, thekson se kjo hedh dyshime se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal seksi në zyrën e shtetit, por edhe me një aferë të dyshuar korrupsioni.
“Ndriçimi i brendisë së të gjithë aferës që ka ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit me këtë personazh, mendoj që mediatikisht duhet të rivlerësohet.
E them këtë, që të mbahet në fokus partnerja e tij informale. Sepse veçanërisht gjatë ditës së sotme, vërejmë se përveç aferës seksuale, ekziston edhe një ortakëri tjetër informale në relacionet e tyre.
Hetimi vazhdon, dhe ne natyrisht do të duhet të presim dh eta mbajmë në fokus këtë proces të hetimit. Sepse kjo mund të zbulojë pjesën ajsbergiane të raportit midis tyre dhe të interesit që i ka bashkuar ndoshta më tepër se sa akti seksual.
Ndaj mendoj se mbajtja në fokus e këtij relacioni evidenton një nivel invidual edhe pse jo të një ortakërie korrupsioni dhe abuzivizmi me detyrën.
Sidomos kur bëhet fjalë për mënyrën se si administrohen fondet publike dhe buxhetet që kanë të bëjnë me projekte që i referohen bashkisë së Kukësit. Kjo në një lloj pikëpamjeje e ekspozon në një parametër tjetër të korrupsionit në të cilin është zhytur shoqëria jonë. Dhe në mënyrë të veçantë të atij korrupsioni që ne aq pak e kemi përfillur, aq pak e kemi analizuar në mënyrën më injoruese e kemi neglizhuar. E kam fjalën këtu për korrupsionin moral.
Një shoqëri që brehet dhe dekompozohet nga korrupsioni dhe ndërgjegja morale ajo në fakt jo vetëm që nuk ka të garantuar të sotmen, por mbetet në dilemat e ardhmërisë, sidomos në hijet e zeza të kësaj ardhmërie.
Vrasja e ndërgjegjes morale në shoqërinë shqiptare është një nga proceset më tronditëse që ka ndodhur në harkun kohor të 30 viteve, sidomos në aktet e rrotacioneve në proceset qeverisëse.
Rasti “Gjici” në fakt ekspozon faktin se ky korrupsion nuk është vetëm në nivelet qendrore, por me sa duket është kapilar në të gjitha strukturat e pushtetit dhe të buroikracisë aktuale shqiptare.
Së pari në pikëpamjen e parë, qeveria bëri lëvizjen e menjëhershme duke e shkarkuar personin dhe duke ndërprerë çdolloj relacioni administrativ me të”, u shpreh Çipa.