Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit. Ata kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu, për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve.
Studentët janë shprehur kundër punësimit me detyrim aty ku e cakton ministria dhe kërkojnë liri në zgjedhjet e tyre.