LRE zhvillon Kuvendin e Parë Zgjedhor. Arian Galdini zgjidhet Kryetar

0
327
Partia Lëvizja e Re zhvilloi në dt 17 qershor, Kuvendi e Parë Zgjedhor ku morën pjesë 523 delegatë nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora të cilët zgjodhën organet drejtuese të kësaj partie, Asamblenë Kombëtare dhe Kryetarin e LRE.
Kuvendin e Parë Zgjedhor të LRE e nderuan me pjesëmarrjen e tyre si edhe e përshëndetën z. Lutfi Haziri – ZvKryetar i parë i LDK – Lidhjes Demokratike të Kosovës si edhe znj. Jola Hysa – Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun e PDSH.
Në Kuvendin e LRE u rikonfirmua se kjo parti është një parti opozitare që i përket të djathtës humane.
Kuvendi i Parë Zgjedhor i LRE zgjodhi përveç, Asamblesë Kombëtare dhe Kryetarit të LRE, edhe 2 NënKryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të LRE.
Kryetar i LRE u zgjodh Arian Galdini, NënKryetarë të LRE u zgjodhën Majlind Mejdani dhe Gent Sinani.
Sekretar i Përgjithshëm i LRE u zgjodh Jani Nano.
Kryetari i zgjedhur i LRE Lëvizja e Re Arian Galdini u shpreh se:
“Më në fund, prej dt 17 qershor 2023, LRE nuk ka më drejtues themelues dhe nismëtarë, por Drejtues të Zgjedhur me votën e qindra delegatëve.
Drejtuesit e LRE përfaqësojnë vullnetin e qindra delegatëve zgjedhës, e kjo ua rrit në nivele madhore përgjegjësinë dhe detyrimin e misionin për ta çuar LRE drejt suksesit. Kuvendi i Parë Zgjedhor i LRE ishte sukses i plotë dhe mision i përmbushur tashmë.
Mirënjohje pafund për të gjithëve. Prej këtij Kuvendi – vijoi Galdini – ne si LRE theksojmë se jemi parti opozitare me të majtën dhe qeverisjen e majtë si edhe një përpjekje serioze e një komuniteti qytetarësh të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer për ti dhënë një energji të re opozitarizmit dhe të djathtës në Shqipëri. Ne nuk jemi fraksion e as parti e ndarë prej askujt. Ne si LRE jemi një komunitet politik që e shohim dhe po e ndërtojmë grupimin tonë politik si një vlerë të shtuar dhe krejt të qartë në identitetin tonë si parti politike e djathtë dhe opozitare. Ne jemi e djathta humane, pro familjes, pro jetës, pro SHBA, pro Reformës në Drejtësi, pro biznesit e mbi të gjitha pro dinjitetit njerëzor. Pas këtij Kuvendi ne si parti politike nuk i druhemi më asnjë sfide identitare. Ne dimë të ecim në korsinë tonë krejt të vetmuar, por dimë edhe të bashkepunojmë. Nuk i trembemi asnjë bashkëpunimi ndër opozitar sepse ne kemi identitetin tonë si parti e nuk pranojmë asnjë bashkëpunim asimilues apo zhvleftësues. Jemi të hapur e madje e inkurajojmë bashkëpunimin dhe bashkëkordinimin e madje edhe bashkimin opozitar por jo me taktika e mendësi asimiluese apo zhvleftësuese. Nëse tentohet asimilimi apo zhvleftësimi, ne jemi të gatshëm edhe të udhëtojmë krejt vetëm e në korsinë tonë. Por parimisht jemi pro bashkëpunimit e madje inkurajojmë bashkimin e Opozitës.”
+3
All reactions:

Arian Galdini and 24 others

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here