Situatë e tensionuar brenda kampit të MEK, mjeku raporton se ka një trup të pajetë

0
197

Një trup i pajetë është në kampin MEK në Manzë të Durrësit, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i vdekjes.

Gjithashtu ka dhjetëra të plagosur, me probleme frymëmarrjesh, djegie sysh, ndërsa po trajtohen me oksigjen në kamp.

Ndërsa akuzojnë policinë për vdekjen e anëtarët të tyre, ata thanë për mediat se do ta çojnë çështjen në gjykatë.

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrolleve pas një urdhri nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, për shkak të rezistencës së banorëve, ndërsa zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf, Shahriar Kia tha se njëri prej banorëve është vrarë nga ata. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here