Ishte pjesë e një bande droge në Itali, arrestohet i riu në Tiranë

0
190

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal droge në Itali.

Mësohet se i riu me iniciale A. A u arrestua në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Ricercato”.

Kapet në Tiranë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ricercato”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here