Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cilën tregon se si ka ndodhur sipas tij, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës në veri të vendit.
Sveçla tha se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, -shkruan ai.