Një shpërthim i fortë ndodhi dje në Paris. Deri më tani raportohet se janë 37 persona të plagosur, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë. Epiqendra e shpërthimit ishte në rrugën qendrore Saint-Jacques në Paris, ndertësë në të cilën ndodhet shkolla amerikane e artit dhe dizajnit American Paris Academy. Në zonën ku ndodhi shpërthimi kishte shumë aromë gazi
Policia dhe prokuroria thanë se shkaqet e shpërthimi nuk janë përcaktuar ende. Punonjësit e urgjencës janë duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesës dhe besohet se janë të paktën 2 persona të zhdukur.