“Edhe turpit i vjen turp nga Basha. Krahasohet me Jenisherin, është bërë qesharak”/ Nard Ndoka:Safet Gjici ka marrë fund politikisht edhe si njeri !

0
519

Ish ministri Nard Ndoka e ka krahasuar ish kryedemokratin Lulzim Basha me ish deputetin e asaj që konsiderohet si opozita e re, Selami Jenisheri.

Ndoka u shpreh në studion e Panorama TV se Basha është kthyer në një personazh qesharak pasi e kanë braktisur edhe deputetët që ka zgjedhur vetë në listë.

“Edhe turpit i vjen turp nga Basha. Lulzim Basha krahasohet me Jenisherin. Këtu bëhet fjalë vetëm për një vulë. Nuk ka as anëtarë. E Braktisën edhe deputet që e i ka caktuar vetë me firmën e tij. E kupton sa qesharak është bërë ky personazh.

Edhe qytetarët e thjeshtë habiten se thonë a ka cipë ky njeri, deri ku shkon mungesa e karakterit të një personazhi politik. Ky nuk ka asnjëherë. I stimulon. Ky nuk e ka bërë dorëheqjen.. Figuron edhe në gjykatë. 7-8 personazhe që i mbetën e kanë pasur të qartë që Basha e bën këtë për vulën. Berishës nuk i duhej të shpenzonte kohë as me vulën dhe as me logon”, deklaroi ai.

Ndoka komentoi edhe skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici duke theksuar se ky i fundit ka marrë fund si politikisht, ashtu edhe si njeri.

“Është paraqitur Edi Rama nudo një muaj para fushatës elektorale dhe e kanë votuar qytetarët. Kemi pasur rastin e Dibrës, Këta e kthejnë në strategji dhe nuk ka ndëshkim me votë. Imagjinoni një personazh që del në jetën publike nudo. E majta e ka futur këtë si buka e përditshme. Te e djathta është e vështirë të bësh karrierë nëse je divorcuar disa herë. Nëse ke tendenca për LGBT. Safet Gjici ka marrë fund politikisht edhe si njeri”, u shpreh Ndoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here