Ditën e sotme janë gjetur disa mbetje kockore në Pogradec, të cilat dyshohet se i përkasin një shtetasi të humbur para disa vitesh.
Ndërkohe policia ka hedhur poshtë pistën e ndonjë vepre penale si vrasja. Ndërkohë bëhet me dije se do të kryhen ekzaminimet për të konfirmuar më pas edhe identitetin e personit.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti