Një shqiptar i identifikuar si Mirjan Cangoja ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali.
Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.
39-vjeçari humbi kontrollin e mjetit e më pas u përplas me barrierën.
Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin.
Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.