Çështja e portit të Durrësit/ Berisha:Një vendim antikushtetues! Gjyqtarët mund të kenë marrë apartamente në Dubai City-n e Ramës. Po përpiqen të kalojnë edhe çështjen e Butrintit !

0
189

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që rrëzuan një kërkesë të opozitës për të shfuqizuar marrëveshjen e qeverisë për ndërtimin në Portin e Durrësit.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se opozita do ta dërgojë këtë çështje në Strasburg.

“Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës apo jo me vendimin që morën. Marrëveshja e qeverisë është në kundërshtim të hapur me MSA-në dhe përparësi ka MSA-ja. Siç e dini është një marrëveshje pa garë dhe kjo përbën një shkelje të Kushtetutës që garanton garën e hapur dhe të lirë. Këto nuk janë motive për Gjykatën Kushtetuese por njësoj sikur të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City votuan pro. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen. Në të njëjtën kohë përpiqen të kalojnë edhe çështjen e Butrintit. Nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate. Është gjithçka në konflikt interesi në procesin e këtij koncesioni”, u shpreh Berisha.

Ai publikoi sot disa video të tjera të procesit të votimit në Elbasan ku sipas tij komisionerët e qendrave të votimit orientojnë qytetarët që të votojnë për kandidatin socialist.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here