“Kuçova” prej 6 orësh në Kolegjin Zgjedhor/ Mbi 500 video të paraqitura nga kandidati i BF, vijon procesi për 18 kuti votimi

0
256

Prej orës 10:00 vijon gjykimi në Kolegjin Zgjedhor për të përcaktuar atë që ka ndodhur me 14 maj, në zgjedhjet Lokale.

Lefter Maliqi, i cili ishte kandidat i Koalicionit Bashkë Fitojmë ka ankimuar zgjedhjet duke prerenduar për parregullsi të mëdha.

Pas disa orësh diskutimesh trupa e përbërë prej 5 gjyqtarëve ka pranuar të gjitha provat e Maliqit, dhe Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Prej disa orësh tanimë gjykata ka vendosur kqyren në sallë të gjyqit të pamjeve nga qendrat e votimeve.

Janë 500 video të depozotuara nga Maliqi, që sipas tij provojnë parregullsitë masive.

Deri në orën 15:30 janë parë videot e një qendre votimi, ku duken votime familje, votime në grup, dhe ndërhyrje në dhomën e fshehtë të vëzhguesve.

Nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiate pas kqyrjes së vidove të para tha se këto nuk e provojnë rrëzimin e të gjithë zgjedhjeve në Kuçovë.

Nga ana tjetër Maliqi dhe BF pretendojnë se veç videove që e provojnë këtë situatë, ka prova që e vërtetojnë edhe ndyshimin e kodit të kutive të votimit pasi ato janë çuar në KZAZ.

Maliqi pretendon se janë 18 kuti votimi që e kanë ndyshuar rezultatin final të zgjedhjeve, pasi deri në 18 kutitë e fundit ai ishte fitues.

Vijon kqyrja e 18 kutive të fundit që pretendon BF.

Rezultati final sipas KQZ

Kreshnik Hajdari: 6910
Lefter Maliqi: 6228
Ilirjan Koxhah PD 740

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here