Plas sherri mes të rinjve në Tiranë, dy përfundojnë në spital

0
131

Një sherr mes të rinjve në kryeqytet ka përfunduar me dy të plagosur.

Policia njofton se gjatë mbrëmjes së sotme dy të rinj të moshës 27 dhe 20 vjeç janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi pretendojnë se janë plagosur me sende të forta nga shtetasi me inicialet G. L.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here