Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar edhe sot me denoncimin e farsës zgjedhore të 14 majit. Ne një dalje për mediat nga selia e PD ai deklaroi se “Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo. Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës”.
Berisha: Vazhdon beteja për mbrojtjen e votës.
Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo. Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës
Unë këtu kam sjellë disa video, përsëri që ju të informoni publikun shqiptar se çfarë ndodhi me 14 maj, ditën e votimit, e cila ishte ditë farse e shëmtuar.
Në videon e parë në pamjet filmike shfaqet votimi i kryer në grup.