Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se mirëpresin lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, ndërkohë që ka theksuar se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk shihet progres në shtensionim të situatës.
Pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, Borrell ka thënë se për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian presin një sjellje evropiane.
“Ne mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse është e nevojshme për të rritur ndikimin e Bashkimit Evropian dhe për të mbështetur dialogun për normalizim. Më lejoni të theksoj se zgjedhjet duhet të organizohen në të katër komunat e veriut në kuadër të pjesëmarrjes së kushtëzuar të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për të zbatuar obligimet e tyre për dialog. Shtetet anëtare mbeten të gatshme për të marrë masa të mëtejshme nëse nuk shihet përparim. Për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian presim një sjellje evropiane. Në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë kontaktet tona me të dyja palët, dhe shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive dhe të mbështesin punën tonë”, ka thënë ai.