Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me lajmin e lirimit të policëve kosovarë të cilët prej ditësh u arrestuan nga forcat serbe. Ndonëse një veprim i vonuar , Meta e cilëson këtë si një veprm pozitiv që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.
Postimi i plotë:
Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.
Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.