Kjo është fotoja e parë e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili aktualisht ndodhet në seancën që po mbahet ndaj tij dhe Alma Kaçit, në GJKKO.
Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. SPAK nisi hetimet pas publikimit të videos intime në zyrën e bashkisë, ku shfaqej Alma Kaçi dhe Safet Gjici.
Kaçi akuzohet për “korrupsion aktiv” lidhur me një tender për sterilizimin e qenve, dhe gjykata i vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Mënjeherë pas publikimit të videos intime, Gjici njoftoi dorëheqjen teksa pretendoi se pamjet filmike ishin shpërndarë nga kundërshtarët që nuk e mposhtën dot me votë më 14 maj.