Tri bashki pa kryetarë/ Rrogozhina rivotim, Kuçova rinumërin, Kukësi pa kandidatë

0
228

Rrogozhina, Kuçova dhe Kukësi janë bashkitë të cilat ende janë pa kryetarë. Teksa Rrogozhina pret rivotimin në 23 korrik dhe Kuçova pret rinumërimin e 18 kutive, nga ana e socialistëve nuk është dhënë ende një emër për Kukësin.

Teksa pjesa më e madhe e fituesve të zgjedhjeve të 14 majit po marrin mandatet e tyre, tre bashki janë ende në pikëpyetje përfshirë këtu dhe Kukësin pas dorëheqjes së Safet Gjicit.23 korriku është zgjedhur si data vendimtare për bashkinë e Rrogozhinës, ku do të garojnë përsëri kandidati socialist Edison Memolla, i cili parimisht i fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai do të përballet me kandidatin opozitar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha, të cilit iu dha një mundësi e dytë pas ankimimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Kolegji Zgjedhor.Ndërkohë 18 kuti të cilat do të rihapen përsëri në datë 30 qershor po mbajnë pezull zgjedhjen e kryebashkiakut të Kuçovës. Pas ankimimit të rezultatit të zgjedhjeve nga kandidati opozitar Lefter Maliqi, Kolegji Zgjedhor pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga opozita, vendosi të rihapë 18 kuti, të cilat do të jenë vendimtare edhe për rezultatin e kësaj bashkie.

Kukësi mbetet ende në pikëpyetje ndonëse socialistët nuk kanë nxjerrë ende emrat për garën e re që do të mbahet pas dorëheqjes së kryetarit të Safet Gjici, pas skandalit seksual në zyrën e tij. Ndonëse selia rozë ende nuk ka bërë me dije emrin e ri, në bashkinë e Kukësit aktualisht po punon nënkryetari Granit Gjana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here