Votimi elektronik/ Propozimi i Celibashit: Procesi të shtrihet në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme

0
144

Votimi elektronik në tre bashki është cilësuar i suksesshëm nga kryetariii KQZ Ilirian Celibashi. Madje ai është i gatshëm të zhvillojë këtë process në të gjithë vendin, edhe pse e konsideron të panevojshme. Në raportin në komisionin e ligjeve, nëse politika do ta kërkojë, ka vetëm një kusht.

Për Celibashin është e mjaftueshme që listës së votimit dhe numërimit elektronik ti shtohen 6 qarqe kryesore.

“Bashkitë e mëdha, Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Fioeri të mund të ishin njësitë zgjedhore potencialisht në 2025,” tha ai.

Pas diskutimeve me deputetët Celibashi u përball me gazetarët aty ku theksoi se është në pritje të vendimit për Kuçovën dhe të bashkive të tjera për të caktuar datën e votimeve

“Do të duhet të presim përfundimin e shqyrtimit të të gjitha ankimeve në Kolegjin Zgjedhor për të vendosur datën e zgjedhjeve në ato njësi zgjedhore ku zgjedhjet janë shpallur të pavlefshme sic është Rrogozhina,’ tha ai.

Parimisht për Rrogozhinën është deklaruar se 32 mijë zgjedhësit do të thërriten për të votuar në datën 23 korrik. Celibashi bëri të ditur se në Shqipëri janë regjistruar 132 parti politike, por 95 prej tyre nuk u dihet as adresa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here