Greqia reagon për refuzimin e lejes së betimit të Belerit: Synimi i autoriteteve shqiptare është t’i heqin postin e kryetarit

0
137

Kërkesa e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të marrë një leje të posaçme, për të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe për të bërë betimin dhe për të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua dje nga GJKKO.Ky refuzim dëshmon, përtej çdo dyshimi, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga posti i kryetarit të bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e vendit”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.Njëkohësisht ajo deklaron se si kandidate për anëtarësim në familjen evropiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin ligjor dhe prezumimin e pafajësisë së Belerit derisa të vërtetohet e kundërta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here