Rikthimi i Bashës”, Salianji: Një ndër personat më negativ në vend, mbajti peng PD-në. S’ka zgjedhje për kryetar

0
171

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në një lidhje për Ora News deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së, pasi e gjitha është një tentativë për të uzurpuar institucionet e kësaj partie, vulën, logon e saj.

Sa i takon ish-kreut Lulzim Basha, Salianji deklaroi se ai nuk është rikthyer tani, pasi nuk u largua më parë, ndërsa në një vit e gjysmë ka mbajtur peng institucionet e PD-së.

“Ajo që po ndodh në partinë e vulës është ajo që kam paralajmëruar më shumë se një vit më para është se nuk u tërhoq por u detyrua prej nesh të largohej, ish-kryetari i atëhershëm Basha me procedurë duke mos u çregjistruar nga Gjykata. Mbajti të njëjtat institucione aty duke përjashtuar dhe larguar të gjithë të tjerët. As nuk po rikthehet se nuk ka ikur ndonjëherë por po e mban peng me idenë e regjimit.Po tenton më saktë të mbajë peng vulën, siglën, simbolet, trashëgiminë, financat dhe gjithçka që ka të bëjë me PD. PD nuk është godina, muret, letrat, janë njerëzit dhe njerëzit qartësisht nuk janë me të madje sipas sondazheve që shoh është një prej njerëzve me negativitet dhe popullaritetin më negativ në Shqipëri.Ai as iku, as u largua. Aty ka qënë. Nuk ka zgjedhje më datë 29, nuk ka një proces, nuk ka institucione PD, as Kryesi, as Këshill kombëtar. Ka një tentativë për të uzurpuar këto siç ju thashë për të konfiskuar logon e PD dhe më tej për të vazhduar për ta mbajtur peng,” tha ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here