Berisha: Edi Rama pritet të akuzohet për korruptim dhe të ulet në bangën e të akuzuarve bashkë me McGonigal

0
176

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media ka thënë të martën se kryeministri Edi Rama mund të akuzohet për lidhje me Rusinë në çështjen e njohur si Mc Gonigal. Berisha ka thënë se është informuar, se çështja do të nisë gjykimin në tetor, ndërsa sipas tij kryeministri Rama do të jetë në bankën e të akuzuarve!

Sali Berisha i është kthyer çështjes Mc Gonigal. Nga oborri I parlamentit për mediat pretendoi se kishte të dhëna të reja mbi procesin gjyqësor të ish zyrtarit të lartë të fbi. Madje edhe një herë paralajmëroi edhe kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama, mund të akuzohet për lidhje Ruse!
Sinkron: vepra penale e Edi Ramës mund të kalojë pa asnjë lloj vështirësie nga ryshfet dhe korruptim të zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit në detyrë, mund të kalojë në lidhjen ruse.Dhe ky është një lajm, natyrisht, tmerrësisht i zi për Ramën, ndonëse edhe me të pari nuk ka forcë që e shpëton, ndaj edhe vërtitet.Berisha duke lexuar një shkresë në tabletin që mbante në dorë tha se çështja gjyqësore do të nisë në Tetor, por me McGonigal tha ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar.Gjykimi i çështjes fillon në tetor dhe është caktuar tetorin si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqet peta e lakrorit. Edi Rama pra, ulet në krah të McGonigal për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’ju them këtu se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar, thotë dokumenti që kam këtu në iPad. Por nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.”

I pyetur për vërtetësinë e dokumenteve që ai i referohet, Berisha tha se ato i janë dërguar nga një mik, dhe se i kishte bere ekspertizë me juriste dhe specialist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here