Salianji: Përplasja e Ramës dhe Kurtit avantazh për Vuçiç dhe dëm për shqiptarët

0
114

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar situatën në Veri duke thënë se çdo lëvizje që bëhet nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama duhet të jetë në koordinim me institucionet e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se përplasja e dy kryeministrave shqiptar, Ramës dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti është avantazh vetëm për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Më tej ai theksoi se kjo përplasje, është në dëm të gjithë shqiptarëve.

“Çdo veprim e çdo lëvizje duhet të jetë e koordinuar me Kosovën. Të gjithë biem dakord që territori në të cilin Kurti po kërkon të ushtrojë sovranitetin e Kosovës është territori i Kosovës. Së dyti jemi në kushtet që nga ana e Serbisë ka struktura kriminale që përdoren për të sulmuar institucionet e Kosovës. Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës. Rama  e ka detyrim kushtetues të mbrojë qytetarët me kombësi shqiptare në çdo cep të territorit. Në këto kushte, lëvizjet e Ramës i shoh si një faull. Rama duhet të luaj  rolin e mbështetjes së Kosovës. Kur dy kryeministra shqiptar përplasen me njëri-tjetrin në publik, kjo është avantazh për Vuçiç. Rama i ka ulur vlerën edhe vetes dhe qeverisë së Kosovës në sy të ndërkombëtarëve, është dëm që i shkaktohet të gjithë shqiptarëve”-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here