Rezidenca e Sylvester Stallone u ble së fundmi nga Adele për dhjetëra milionë dollarë. Megjithatë, siç tregoi aktori për Wall Street Journal, këngëtarja britanike kishte vendosur një kusht të çuditshëm për të vazhduar me procesin e blerjes.
Në vitin 2022, ylli i “Rocky” vendosi të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Los Angeles. Ndër propozimet e shumta që mori ishte edhe ai i artistes ndërkombëtar.
Kushti i saj për të blerë rezidencën rreth 60 milionë dollarë ishte, sipas Stallone, që ajo të mbante diçka të tijën.
Stallone kishte një statujë të personazhit të tij më ikonik, Rocky Balboa, në shtëpi dhe Adele “ra në dashuri me figurën” siç raportoi ylli 76-vjeçar i Hollivudit.
Ai donte ta mbante vetë statujën, por Adele e paralajmëroi se nëse e bënte këtë nuk do të kishte një marrëveshje.
“Ajo donte statujën”, tha aktori në intervistë, duke theksuar se nëse nuk ia jepte, nuk do ta blinte shtëpinë
Në fund të fundit, Stallone nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte dhe të përkulej para kërkesave të këngëtares, e cila mbajti shtëpinë dhe statujën.