Lubonja: Kurti ka sfiduar sistemin Rama-Thaçi-Vuçiç-ndërkombëtarë. Aleatët po sakrifikojnë shqiptarët për të tërhequr pas vetes Serbinë

0
197

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri së fundmi dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti pas tensioneve në veri të Kosovës.

Në një lidhje skype, analisti Fatos Lubonja u shpreh se Ram duhet të kishte kryer një koordinim dhe të kishte biseduar gjithçka paraprakisht me Kurtin para se të dorëzonte draftin për dorëzimin e Asociacionit, por se ai ka bërë të kundërtën dhe ka sulmuar kryeministrin e Kosovës më shumë se ndërkombëtarët.

Ai u shpreh se nga ana e tyre ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim sa i përket Serbisë, lëvizje kjo që lidhet me interesat e tyre dhe se kanë zgjedhur të sakrifikojnë shqiptarët në mënyrë që të tërheqin pas vetes Beogradin.

Lubonja shtoi se Kurti ka sfiduar sistemin në rajon dhe se ndryshe nga sa mendohet kryeministri Rama nuk është vasal i Vuçiçit, por se i shërben pushtetit të tij.

“Ajo që bëjmë shpesh në debate ku janë në lojë edhe ndërkombëtarët, është që merremi me tanët dhe i kritikojmë, por asnjëherë nuk vëmë në diskutim politikat e partnerëve.

Ata janë gjithmonë e drejta që ne duhet t’i adaptohemi.

Ajo që duket qartë në krizën e fundit është fakti se partnerët, kanë një ndryshim të dukshëm ndaj Serbisë për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve por me interesat e tyre, luftën në Ukrainë dhe destabilizimin që mund të krijohet. Pra me Serbinë që luan me dy porta e që duhet tërhequr nga ana tjetër.

Kanë zgjedhur mënyrë të lehtë të sakrifikojnë shqiptarët që i kanë në xhep.

Kurti u ka dalë kundër. Po jap dy shembuj.

Mos harrojmë që para ca kohësh ra qeveria Kurti nga Grenell që vijon e flet kundër Kurtit për interesa amerikane, madje elektorale të Trump-it.

Mos harrojmë terrorin tek muxhahedinët, për ndryshim të politikave të interesave të SHBA me Iranin, me luftën bërthamore.

Kurtin me gjithë kritikat për disa qëndrime e mungesë diplomacie, ka ndërruar këtë lloj paradigme, ka sfiduar sistemin Rama-Thaçi-Vuçiç- Ndërkombëtar.

Janë katër pushtete që mbajnë Ramën në karrige, Pushteti i oligarkisë në Tiranë e Prishtinë, pushteti i krimit të organizuar që mban ekonominë sot në Shqipëri, pushteti mediatik dhe ndërkombëtarët që kanë krijuar këta lider autoritarë që rregullojnë gjërat dhe kanë më të lehtë të rregullojnë. Kurti është kundër tre pushteteve kryesore në Kosovë, ka kundër oligarkinë, mediat dhe krimin e organizuar, tashmë duke pasur edhe ndërkombëtarët kundër, kanë shkuar tek zgjidhjet që të marrë mbështetje në popull.

Rama tha se shqiptarët dhe serbët janë në Ballkan si Franca me Gjermaninë.

Kjo nënkupton që nuk ka Kosvë në një farë kuptimi. Ka bërë “Open Balkan” ku Koosva thuajse nuk ekziston. Rama thotë unë përfaqësoj gjithë shqiptarët, Vuçiçi pvendos për gjithë hapësirës serbe ndërsa të tjerët duhet të na nënshtrohen.

Rama nuk i nënshtrohet Vuçiçit, por pushtetit të tij.

Duhet të ishte sa më afër Kurtit për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Në vend të kishte biseduar e trajtuar gjerat me Kurtin, e sulmon më keq se ndërkombëtarët.

Po përdor katër pushtetet për të eliminuar një kundërshtar kundër pushtetit të tij, Kurti pra.

Po përdor ndërkombëtarët që janë pika e dobët e shqiptarëve se e kanë të vështirë t’i dalin kundër”, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here