Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder ka reaguar lidhur me masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës.
Eurodeputeti përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se masat ndaj Kosovës janë të njëanshme dhe të gabuara nga ana e Komisionit të BE-së, pasi provokimet lidhur me tensionet në Veri erdhën nga Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.
Sakaq shton se është e papranueshme të heshtësh për Serbinë dhe të bësh përgjegjëse Kosovën, ku thekson se kërkohet dialog mes palëve.
Postimi i plotë:
Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiq i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë.