Përtej faturës së kripur/ Arbitrazhet, Qeveria paguan 8.5 MILIONË euro në vit vetëm për t’u mbrojtur nëpër gjykata

0
143

Detyrimet kontigjente të shtetit shqiptar, si efekt i vendimeve të Gjykatave të Arbitrazhit apo kostove ligjore të mbrojtjes në to arritën në fund të vitit 2022 gati 174 milionë euro.

Kjo do të thotë që këto detyrime janë të njohura dhe shteti shqiptar duhet të nisë të paguajë. Vetëm gjatë vitit të shkuar për arbitrazhe, ku shumica janë kosto administrative janë paguar 7.8 milionë euro, ndërkohë që bashkë me disa detyrime të tjera të njohura, të lidhura edhe me negocimet kjo kosto është 940 milionë lekë apo 8.5 milionë euro.

Ministria e Financave, në buxhetin faktik të vitit të shkuar, raporton se të dhënat e disponueshme janë të majit 2023.

“Informacioni bazohet në të dhënat më të fundit (Maj 2023) të raportuara në MFE nga Avokatura e Shtetit dhe Ministritë e Linjës/Institucionet Buxhetore. Për pasojë, vlerësimet tona janë të sakta për aq sa informacion disponojmë. Tagrin për validimin e tyre e ka vetëm Avokatura e Shtetit” sqarohet në dokumentin e qeverisë.

Ministria gjithsesi ka bërë një renditje të gjitha çështjeve në arbitrazhe për të cilat janë bërë pagesa gjatë vitit të shkuar.

Në vitin 2022, vlera totale e kostove ligjore, të përfaqësimit, mbrojtjes, shpenzimeve gjyqësore apo kostove të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, të paguara nga buxheti i shtetit rezultoi në masën rreth 940.25 milionë lekë. Nga këto:

– Rreth 198 milionë lekë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për pagesën e kostove paraprake, shërbimeve juridike dhe kosto të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 79.2 milionë lekë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për pagesën e shërbimeve juridike lidhur me procesin e anulimit të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 81.4 milionë lekë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative të Gjykatës lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 155 milionë lekë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje si dhe për pagesën e kostove ligjore në procedura të anulimit të vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 126.7 milionë lekë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), për pagesën e kostove ligjore për shërbime konsulence, shërbime juridike për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 11.4 milionë lekë Autoriteti Rrugor Shqiptar, për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin në procedurat e anulimit të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 63.5 milion lekë Albpetrol Sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove administrative/ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 140.1 milion lekë Albpetrol Sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove administrative/ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 31.75 milion lekë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për pagesën e kostove ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 116.7 milionë lekë Autoriteti Portual Durrës, për konsulencë ligjore dhe financiare si dhe për kosto administrative dhe ligjore për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar

Arbitrazhet, Qeveria paguan 8.5 MILIONË euro në vit vetëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here