Propozimi i Ramës, Harxhi kundër: Kosova nuk ka nevojë për Dejton, ajo ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE

0
169

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi, ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për organizimin e një konference të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e dy shteteve s’do të lejoheshin të dalin pa arritur një marrëveshje, siç pati pohuar vetë Rama disa ditë më parë.

Propozimin e Ramës Harxhi ka quajtur një lloj Dejton-i i dytë. Ajo ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është vulosur nga GJND-ja.

Më tej ajo shton se Kosova ka nevojë për një burrështetas dhe për përkrahje nga SHBA dhe BE-ja.

“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi, raporton Express.

Harxhi ka thënë se sanksionet e përmendura janë çorientuese dhe kundërproduktive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here