Raporti për farsën elektorale të 14 majit është i përfunduar/ Berisha: Do të paraqitet javën e ardhshme !

0
217

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se javën e ardhshme do të prezantojnë raportin përfundimtar të hartuar në PD në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit.

Ai u shpreh se faktet e mbledhura dëshmojnë se më 14 Maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë.

“Ky raport i bazuar në qindra dhe mijëra fakte dëshmon se me 14 Maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria dhe shqiptarët votuan në një presion si kurrë ndonjëherë më parë në 32 vite.

Raporti do të paraqitet javën që vjen para jush si një ekpoze tërësore dhe pastaj do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha. Qëllimi është vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre”, tha Berisha.

Ai foli edhe për dosjen McGonigal në gjykatat amerikane. “Më 26 korrik  të akuzuarit dhe mbrojtja do të njihen dhe do shqyrtojnë zbulimet e reja sikundër ka dhe një shprehje fatale për Edi Ramën sepse thotë që qeveria po vazhdon të sjellë zbulimet.

Kur thotë qeveria, është fjala e prokurorit në këtë rast, po vazhdon të sjellë zbulime. Ata tregojnë se mund të jetë i interesuar për një rezolutë globale në rastin e të akuzuarit në gjykatën federale të Nju Jorkut. Këto zbulime tregojnë se qeveria duket e interesuar për përfshirë çështjen e Edi Ramës me atë ruse”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here