Kolegji Zgjedhor po rinumëron 18 kuti votimi në Bashkinë e Kuçovës. Aktualisht janë numëruar 4 prej tyre dhe është konstatuar se në 3 kuti votimi, nuk ka pasur proces verbal të mbylljes.
Në një kuti janë konstatuar 700 fletë votimi edhe pse në proces verbal janë shënuar 629 të tilla.
Lefter Mlai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” thotë se ka pasur vjedhje votash. Kolegji po verifikon edhe fletët e papërdorura dhe ato që janë të pavlefshme.